RTK mbi seminarin "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë" (video)
Lokale

RTK mbi seminarin "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë" (video)

02.Apr.2018 09:30
0
Me qëllim të edukimit, informimit dhe aktivizimit të rinisë në dy komunat e Luginës së Preshevës, përfaqësues të Organizatës Joqeveritare "Vizionet Atraktive", në sallën e kuvendit komunal të Bujanocit kanë organizuar seminarin e titulluar "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë".

Kryetari i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka inkurajuar rininë për pjesëmarrje aktive në jetën publike, ai u ka shpjeguar pjesëmarrësve mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Komunës.

Pjesëmarrës në seminar ishin kryesisht maturantët e shkollave të mesme të cilët paraqesin edhe një potencial për pjesëmarrje aktive në jetën publike të kësaj zone.

Rinia e Luginës është pak e njoftuar me punën e pushtetit lokal, mënyrën e zgjedhjes së asamblistëve dhe kompetencat e funksionimin e tyre, është shprehur Fjezi Beqiri, ligjërues në këtë seminar.

Ligjëratat sipas maturantëve ishin mjaftë produktive.

Seminari është organizuar nga “Vizionet Atraktive” me nxënës të shkollave të mesme në Bujanoc dhe Preshevë , ndërsa u mbështet financiarisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi .

Gjakomo Bossisio, koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc ka thënë se porosia e tij ishte që kurrë të mos e nënvlerësoni mundësinë që ju mund ta bëni për funksionimin më të mirë të institucioneve në përgjithësi e veçanërisht të atyre në nivel lokal. Ndaj shumëçka varet nga vet ju , për të bërë veprime dhe për të qenë të përfshirë.

“Vizionet Atraktive” është themeluar në vitin 2003 dhe deri më tani ka organizuar dhjetëra seminare edukative arsimore kryesisht për të rinjtë./RTK/

Klinika moderne në Zvicër e Dr. Orhan Musliu nga Presheva
Aksion humanitar për maturantët në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration